Fortlumturi, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, vëlla dhe bashkëmeshtar fort i dashur më Krishtin Perëndi, z. Joan, duke ju përqafuar vëllazërisht më Krishtin, Fortlumturi i nderuar, që jeni fort i shtrenjtë për ne, ju përshëndesim ngrohtësisht nga zemra.
Gëzohemi në mënyrë të veçantë që po komunikojmë me Ju, Fortlumturi i shenjtë dhe i nderuar, në të kremten e Shenjtorit, emrin e të cilit mbani. Përmes këtyre letrave vëllazërore, nxitojmë t’ju përçojmë urimet tona të përzemërta, që të jeni të fortë në kryerjen e veprës suaj baritore për rritjen shpirtërore dhe shpëtimin e grigjës suaj të arsyeshme që ju është besuar prej Perëndisë, si edhe për lavdi të Perëndisë tonë Triadik.
Lutemi ngrohtësisht që Perëndia i paqes t’ju forcojë në luftën tuaj të mirë, duke iu frymëzuar që të jepni fryte të mëtejshme, “që njeriu i Perëndisë të jetë i përgatitur plotësisht dhe i aftë për çdo vepër të mirë” (2 Tim. 3:17). Kujtojmë edhe fjalët e shën Kirillit të Aleksandrisë, që thotë: “Udhëheqja e vërtetë e bariut përmbushet në përulësi; ai nuk kërkon të mirën e vet, por kërkon që grigja të gjejë shpëtimin në Krishtin” (PG 74). Kështu edhe ju, Fortlumturi, përmes fjalëve dhe veprave, bëhuni shembull për besimtarët dhe punoni pareshtur për rritjen shpirtërore të Kishës.
Kështu pra, duke ju përqafuar në Krishtin nga Varri i Tërëshenjtë dhe Jetëdhënës dhe duke e kujtuar gjithmonë emrin tuaj në misterin e Eukaristisë Hyjnore, po e mbyllim këtë letër.
Nga Qyteti i Shenjtë i Jerusalemit
Fortlumturisë së Tij, Hyjmbrojturit dhe Vëllait të dashur më Krishtin.
Theofili III
Patriark i Jerusalemit
26 Σεπτεμβρίου, 2025
LETËR URIMI E FORTLUMTURISË SË TIJ, PATRIARKUT TË JERUSALEMIT, THEOFILI III, ME RASTIN E FESTËS SË EMRIT TË KRYEPISKOPIT JOAN
Διαδώστε:

Διαδώστε: