25 Σεπτεμβρίου, 2026

Liturgjia Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë

Διαδώστε:

E kremtja e Shën Joan Theologut dhe dita e emrit të Kryepiskopit Joan

Të dashur besimtarë, ju njoftojmë se të shtunën, më 26 shtator 2026, në të kremten e Jetëndërrimit të Apostullit dhe Ungjillorit, Shën Joan Theologut, Liturgjia Hyjnore do të kremtohet vetëm në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

Kjo e kremte është një ditë e veçantë gëzimi për të gjithë ne, pasi feston ditën e emrit Fortlumturia e Tij, Joani, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë.

Shërbesa e Mëngjesores fillon në orën 07:30;
Liturgjia Hyjnore, në orën 08:45.

Pas Liturgjisë Hyjnore, do të ketë pritje, gjatë së cilës Kryebariu ynë, Fortlumturia e Tij, Joani do të pranojë urimet e besimtarëve dhe të gjithë atyre që dëshirojnë ta urojnë për ditën e emrit.

Ju presim, që të lutemi dhe të ndajmë së bashku gëzimin e kësaj dite!

media.ngjallja.org

 

Διαδώστε: