21 Μαρτίου, 2020

LUTJE – Uratë për çdo lloj sëmundje

Διαδώστε:

O Zot, Perëndia ynë, Ti që i ke shëruar sëmundjet e gjata dhe të rënda vetëm me anë të fjalës sate, Ti që e shërove vjerrën e Petros të sëmurë nga ethet, Ti që pastrove lebrozët, Ti që ngjalle të vdekurit, Ti, o Zot, edhe tani shëroji shërbëtorët e tu që gjenden nëpër spitalet e vendit nga kjo lëngatë e zgjatur, Ti që mundon me dashuri dhe shëron me mirësi, që ke mundësi të heqësh çdo sëmundje dhe lëngatë. Dhe ngriji ata nga shtrati i dhembjes dhe nga dysheku i vuajtjes, duke vënë përmbi ta ilaçin e mëshirës sate dhe falu atyre shërim dhe shëndet të plotë.
Se Ti je mjeku i trupave dhe i shpirtrave tanë dhe Ty ta drejtojmë lavdinë, bashkë me Atin dhe Shpirtin e Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

 

facebook.com/koash1991

Διαδώστε: