Besimtarët ortodoks në Mal të ZI kremtojnë sot Krishtlindjen, festën më të gëzuar të krishterë. Kjo festë sivjet kremtohet në kushte të pandemisë së koronavirusit dhe në kushte të masave shëndetësore epidemiologjike me qëllim të pengimit të përhapjes së infektimit. Organet kompetente rekomandojnë që kjo festë të kremtohet në shtëpi të veta në rrethin familjar, kurse kontaktet të sillen në masën më të ulët të mundshme. Në Kishën Ivan Crnojeviq në Cetinë sot është celebruar liturgjia e Krishtlindjes. Liturgjinë e ka celebruar peshkopi i Kishës Ortodokse Malazeze, Boris. Pas liturgjisë fëmijëve u janë ndarë dhuratat e Kërshëndellave. Peshkopi Boris ka uruar që të gjithë qytetarët e Malit të Zi të jetojnë të lumtur dhe në mirëqenie. “Dëshiroj që populli i Malit të Zi të jetë unikë të mos bije pre e provokimeve dhe të përhapim dashurinë, të mbretëroje paqja në zemrat tona dhe atë ta shpërndajmë rreth e përqark“, ka theksuar peshkopi, Boris. Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ua ka uruar Krishtlindjen klerit, besimtarëve dhe të gjithë qytetarëve të besimit ortodoks duke theksuar që këto ditë ti kremtojë në paqe me familjet e veta, me fqinjët dhe miqtë, duke pasur kujdes për shëndetin e vetë dhe shëndetin e të tjerëve. Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq, ka marrë pjesë në liturgjinë në tempullin e ringjalljes së Krishtit në Podgoricë. Ai në urim ka theksuar se simbolika e njërës nga kremtet më të mëdha të krishtera duhet të sjell forma më të mëdha të bashkimit. Edhe kryeministri Zdravko Krivokapiq ka marrë pjesë në liturgjinë në Podgoricë. Edhe Krivokapiq ua ka uruar festën klerit dhe besimtarëve, duke theksuar se paqja, pajtimi dhe tejkalimi i dallimeve është rruga e drejtë mirëqenies në tërë Malin e Zi. Zëvendës kryetari i PDS, Dushko Markoviq në emër të kësaj partie ua ka uruar të gjithë besimtarëve ortodoks, klerit dhe udhëheqësve kishtarë, festën më të gëzuar të krishterë, Krishtlindjen. Edhe Redaksia në shqip e Radios së Malit të Zi, të gjithë besimtarët ortodoks urojmë që të festojnë në paqe së bashku me familjarët, fqinjët dhe miqtë. Gëzuar e për shumë mot.
— rtcg.me
