19 Δεκεμβρίου, 2019

Manastiri i Hirshëm i Shën Vlashit vazhdon misionin për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti

Διαδώστε:

Paraditen e sotme nën kujdesin e Mitropolitit të Apollonisë dhe Fierit, Hirësi Nikollës u dorëzua nga bashkëpunëtori i tij At Emanuel Lapanxa ndihma për njerëzit në nevojë nga goditja e tërmetit në njësinë administrative Rrashbull . Veshje për meshkuj 35 kuti, veshje për femra 47 kuti, veshje për fëmijë 35 kuti, xhupa 1 kuti, çarçafë dhe peshqirë 1 kuti, veshëmbathje 1 kuti.
Njëkohësisht stafi i Kishës në Manastirin e Shën Vlashit vazhdon t’u shërbejë pa pushim me strehim, ushqim, ndihmë shpirtërore, etj njerëzve të ardhur në këtë vend qysh prej ditës së parë, kur kryepiskopi Anastas hapi dyert e kishave për t’ju qëndruar pranë njerëzve.

 

Διαδώστε: