04 Ιανουαρίου, 2021

Manastiri i Zvërnecit pret vizitorët e parë të vitit 2021

Διαδώστε:

Manastiri i Zvërnecit ka pritur vizitorët e parë për vitin 2021.

Janë të shumtë ata që të dielën e kanë kthyer në një ritual, mes ndezjes së një qiriu në kishën e rrethuar nga gjelbërimi dhe peizazhi i mrekullueshëm i lagunës së Nartës.

Vlora nuk ka vetëm rreze dielli në breg të detit. Janë të shumtë vlonjatët apo dhe vizitorët që preferojnë ta kalojnë të dielën duke vizituar Manastirin e Zvërnecit si një prej vendeve të qeta, por pse jo edhe për të ndezur një qiri si ogur i mirë në këto ditë të para të vitit.

Ka dhe nga ata të cilët shprehen, se duhet më shumë kujdes dhe investim në këtë objekt kaq të rëndësishëm.

Francesco një italian i cili jeton prej kohësh në Vlorë së bashku me bashkëshorten nga Praga thotë se çdo të diel preferon të vizitojë Manastirin për t’u lutur.

“Vijmë shpesh të dielave për t’u lutur. Jemi katolikë,” – u shpreh Francesco.

Ndërkaq bashkëshortja e tij nga Praga tha se i pëlqen shumë qetësia dhe magjia që përcjell ky vend.

Manastiri i Shën Marisë së Zvërnecit është një prej manastireve të njohur bizantinë në rajonin e Vlorës. I ndërtuar mes shekullit 12 dhe 14, pranë lagunës së Nartës, ai është rikonstruktuar tri herë deri më sot.

 

 

— euronews.al

Διαδώστε: