08 Νοεμβρίου, 2020

Manastiri Shkëmbor “Shën Arkangjel Mihaill” – mbrojtës i historisë bullgare

Διαδώστε:

Më 8 nëntor Kisha Ortodokse Bullgare kremton festën e madhe të krishtere Tubim të Shën Arkangjel Mihaillit dhe qenieve të tjera qiellore të patrupëzuara. Në mbarë vendin shërbehen liturgji të shenjta solemne dhe bëhet bekim të ujit për nderë të prijësit të ushtrisë qiellore. Nuk janë pak edhe kishat dhe manastiret bullgare kushtuara Shenjtorit Arkangjel Mihaill  të cilët çdo vit më 8 nëntor shënojnë festën e tyre. Disa prej tyre veprojnë edhe më sot, ndërsa të tjerë vetëm kujtojnë lulëzimin e fesë në shekujt e kaluar. Ndër ta është edhe manastiri shkëmbor “Shën Arkangjel Mihaill” jo larg qytetit danubian Ruse. Ka  kohë që jeta shpirtërore aty ka ndaluar, por shenjtërorja e përkrahur nga  mbrojtësi i saj qiellor ruan historinë shekullore bullgare. Në këtë vend të shenjtë na çon botimi nga koleksioni i Radios Bullgarisë Manastiri “Shën Kryeengjëlli Mihaill” rreth Ivanovos – vatër e hezikastisë”.

 

bnr.bg

Διαδώστε: