Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” po mbahet Liturgjia Hyjnore përpara trupit të Kryepiskopit Anastas.
Liturgjia do të kryesohet nga Mbikqyrësi i fronit Kryepiskopal, hirësi Joanit, Mitropolitit të Korçës.
Pas Liturgjisë do të zhvillohet Shërbesa e Varrimit nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Qindra besimtarë dhe qytetarë kanë qenë pjesë e homazheve për të nderuar kujtimin e Kryepiskopit Anastas.
Sot besimtarë të shumtë, hierarkë të lartë dhe klerikë nga mbarë bota do t’i japin lamtumirën e fundit Kryepikopit Anastas duke marrë pjesë në shërbesën e varrimit të tij në orën 11:00 në Katedralen Ngjallja e Krishtit.
