06 Μαΐου, 2020

Mbi 200 ushtarë bullgarë nga 9 misione do të shënojnë Ditën e Trimërisë dhe Festën e Ushtrisë Bullgare, 6 maj, jashtë vendit

Διαδώστε:

Përshëndetje për ushtarët bullgarë jashtë vendit

 

Mbi 200 ushtarë bullgarë nga 9 misione do të shënojnë Ditën e Trimërisë dhe Festën e Ushtrisë Bullgare, 6 maj, jashtë vendit. Nëpërmjet një videoje Shefi i Mbrojtjes adm. Emill Eftimov përshëndeti kontingjentet tona në Afganistan, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë dhe Mali. “Le të jetë Shën Gjergji mbrojtësi juaj dhe le të ktheheni gjallë e shëndoshë”, uroi admirali.

Kontingjenti më i madh bullgar është prej 160 vetash dhe është dislokuar në aeroportin e Kandaharit në kuadrin e misionit të NATO-së “Mbështetje e vendosur”.

Rreth 23 900 janë ushtarët bullgarë, të cilët kanë qenë pjesë e misioneve ushtarake bullgare jashtë vendit që nga viti 1992.

 

bnr.bg

Διαδώστε: