Thënie të ndryshme nga shenjtorë për familjen.
A doni që fëmijët të jenë të bindur? Tregojuni atyre dashurinë që keni për ta! Jo një dashuri që u dobëson karakterin, ose që u plotëson çdo kërkesë, por një dashuri të mençur dhe të përzemërt, që është me të vërtetë në dobi të tyre. Kur një fëmijë sheh një dashuri të tillë, ai do të bindet nga respekti dhe jo nga frika. Së fundi, mos harro të kërkosh bekimin e Perëndisë në punën që po bën për edukimin e fëmijëve të tu! Vetëm atëherë puna, mundimi dhe shqetësimet tuaja do të kurorëzohen me sukses. Me ndihmën Perëndisë, fëmijët tuaj do të bëhen të bindur.
( Shën Irineu, ” Për rritjen e fëmijëve”)
Nëse keni një fëmijë me karakter kundërshtues, çdo që doni t’i thoni atij, thuajani më përpara Perëndisë! Gjunjëzohuni përpara Zotit dhe nëpërmjet Hirit të Perëndisë, fjalët tuaja do i përcillen fëmijës suaj. Fëmijët nuk dëgjojnë me veshët e tyre. Ata do të dëgjojnë, vetën kur Hiri i Perëndisë do i ndriçojë. Lutja juaj do të bëhet një përqafim shpirtëror, i cili rrëmben fëmijët tuaj dhe i magjeps ata. ( Shën Porfiri)
Ajo që i mbron dhe i bën fëmijët të mirë është jeta e prindërve në shtëpi. Prindërit duhet të përkushtohen në dashurinë e Perëndisë. Ata duhet të bëhen shenjtorë në lidhje me fëmijët e tyre. Gëzimi do të vijë tek ata, shenjtëria që do të vizitojë ata, do të përhap Hir mbi fëmijët e tyre.( Shën Porfiri)
Martesa është më tepër se njerëzore, është një mbretëri në miniaturë, e cila është shtëpia e vogël e Zotit.( Shën Klemendi i Aleksandrisë)
