Me frymë ngazëllyese u kremtua në paraklisin e Shën Harallambit, pranë manastirit të Hyjlindëses Mari në fshatin Vodicë, Berat, mbrëmësorja e sotme në nder të Hierodëshmorit të Madh, Shën Harallambit. Ky manastir ndodhet në nje fshat ku banorët vendas janë larguar plotësisht por nuk harrojnë të ngjiten në këtë vend të shenjtë çdo 15 Gusht për Fjetjen e së Tërëshenjtës Mari dhe çdo 10 Shkurt për festën e Shën Harallambit.
Kujtojme se sipas informacioneve të DRTK-së Berat, ky manastir me shumë vlera është propozuar të marrë statusin juridik monument kulture si rrjedhojë e punës gjurmuese, dokumentuese dhe studimore.
Kisha e Manastirit Lindja e Shën Mërisë është kishë njënefëshe, me përmasa të brendshme 9,3 x 5,6 m, është i mbuluar me çati druri dhe tavan të sheshtë. Ndërtuar në vitin 1777 dhe pikturuar në vitin 1805 sipas mbishkrimeve.
Sipërfaqja e kishës njënefëshe është 76 m², ndërsa po të përfshijmë narteksin dhe paraklisin e Shën Harallambit, duke e parë si një ndërtim të vetëm, ky objekt shkon në një sipërfaqe prej 177 m².
Faza e I-rë – Shek. XIII, gjurmët e absidës me teknikën e kluasonazhit; Faza e II-të – Rindërtim i kishës në vitin 1777; Faza e III-të – Ndërtim i paraklisit (kishëzës) së Shën Harallambit në fillim të shek. XIX; Faza e IV-t – Ndërtim i narteksit në vitin 1926; dhe Faza e V-të – Vitet ’90 të shek.
