10 Μαΐου, 2020

Më 10 maj shënojmë përvjetorin e rimëkëmbjes së Patrikanës Bullgare

Διαδώστε:

Më 10 maj Kisha Ortodokse Bullgare kremton përvjetorin e rimëkëmbjes së Patrikanës Bullgare. Ekzistenca e saj ishte ndërprerë në fund të shekullit XIV kur Bullgaria ra nën sundimin osman.

Rimëkëmbja e Patrikanës Bullgare ishte ideali i figurave të kishës në epokën e Rilindjes. Në vitin 1870 ishte bërë hapi i parë nëpërmjet themelimit të Ekzarkisë Bullgare.

Në fund të Luftës së Dytë Botërore Patrikana e Stambollit njohu autoqefalinë e Kishës Ortodokse Bullgare.

Në kohën e socializmit – më 10 maj 1953, Tubimi i Tretë Kishtar Popullor zgjodhi Mitropolitin Kirill si Patrikun e parë bashkëkohor bullgar.

 

bnr.bg

Διαδώστε: