26 Νοεμβρίου, 2019

Me bekimin e Mitropolitit të Apollonisë edhe Fierit, Imzot Nikolla dhe me bekimin e Mitropolitit të Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Imzot Ignati u zhillua një aktivitet me të moshuarit e Shtëpisë së të moshuarve Fier

Διαδώστε:

Të moshuarit u çuan për një ekskursion në qytetin e bukur dhe historik të Vlorës. Aty u mikpritën në kishën e shën Theodhorëve nga priftërinjtë e kishës. At Kostandini u foli atyre për historikun e kishës dhe për shërbenjësit e saj. Pati një kohë për kafe dhe çaj së bashku. Më pas vizita vazhdoi në pedonalen e qytetit dhe në Kuzum Baba, nga ku dukej i gjithë qyteti. Në përfundim një drekë e shijshme e gatuar nga grupi i grave ndihmëse të kishës dhe e dhuruar nga besimtarë të ndryshëm. Grupi mikpritës: at Kostandin Prifti, at Ilia Qirio dhe katekisti Mihal Davidhi. Grupi i Mitropolisë sonë që organizoi dhe shoqëroi këtë aktivitet: Irena Davidhi, Albana Sheqi dhe Enea Kola. Lavdi Perëndisë për të gjitha!

 

Διαδώστε: