Një meshë falënderimi u shërbye në tempullin “Shën e Diela” me rastin e përvjetorit të 143 të Çlirimit të Sofjes na zgjedha turke.
Peshkopi i Bellogradçikut Polikarp, i cili e shërbeu meshën, tha se sivjet nuk do të ketë procesion të posaçëm të besimtarëve, i cili sipas traditës zhvillohet pas shërbimit. “Por këtu do të ketë lutje në kujtim të të vrarëve në luftërat për çlirimin e atdheut tonë, për besimin tonë dhe për lirinë e qytetit të Sofjes” – tha Peshkopi.
Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova, e cila ishte e pranishme në ritual, i falënderoi ambasadorët e Francës, Italisë dhe të Austro-Hungarisë gjatë vitit 1877, të cilët atëherë e shpëtuan qytetin nga zjarrvënia.
— bnr.bg
