21 Ιανουαρίου, 2021

Miratohen ndryshimet e ligjit për liritë e feve

Διαδώστε:

Kuvendi i Malit të Zi ka miratuar ndryshimet e ligjit për liritë ose bindjet fetare dhe pozitën juridike të bashkësive fetare , të cilat presidenti i Malit të Zi së bashku me 6 ligje të tjera, të miratuara me 29 dhjetor të vitit të kaluar ia ka kthye parlamentit në rishqyrtim. Deputetët e shumicës parlamentare, në seancën e jashtëzakonshme përsëri i kanë miratuar ndryshimet e ligjit edhe për institucionet kredituese dhe ligjin për fiskalizimin në qarkullimin e prodhimeve dhe të shërbimeve. Të theksojmë se në seancën parlamentare nuk kanë marrë pjesë deputetët opozitarë. Për ndryshe këto 4 ligje më parë i ka propozuar Qeveria e Malit të Zi. Në mbledhjen e dytë të jashtëzakonshme, të mbajtur po ashtu sot deputet përsëri miratuan ndryshimet e ligjit për punë, të ligjit për nëpunësit dhe punonjësit shtetëror si dhe ndryshimet e ligjit për mbrojtjen shëndetësore, të cilat i ka propozuar shumica parlamentare.

 

rtcg.me

Διαδώστε: