16 Ιανουαρίου, 2020

Miratohet restaurimi i pikturës murale në kishën e Shën Mërisë në Sinjë, Berat

Διαδώστε:

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin e restaurimit të pikturës murale në kishën e Shën Mërisë”, Sinjë, Berat.

“Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në pikturën murale të kishës”, sqaroi Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje që kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

Kisha e Shën Mërisë ndodhet në fshatin Sinjë të rrethit Berat në një faqe shkëmbore. Në faqet e brendshme të mureve të kishës vihen re mbetje të degraduara të pikturave murale të dikurshme murale. Ndër motivet kryesore dekorative të afreskeve janë ato gjeometrike. Në disa pjesë të mureve dallohen mbetje të mbishkrimeve bizantine.

Kisha vazhdon ende të përdoret nga besimtarët e zonës, si për ceremonitë fetare ashtu edhe si vend lutjeje. Gjithashtu kisha dhe ambienti rreth saj shfrytëzohet për festimin e 15 gushtit, që konsiderohet si festa e Shën Mërisë.

 

 

— ata.gov.al

Διαδώστε: