U kremtua Festa e Shën Nikollës në famullinë tonë me pjesëmarrjen e besimtarëve të qytetit dhe të klerikëve të udhëhequr nga Mitropoliti i Elbasanit Imzot Andoni.
Në fjalën e tij Imzot Andoni u ndal ne jetën e Shën Nikollës, perkushtimin e tij ndaj Perëndisë dhe mrekullitë gjatë jetës dhe pas fjetjes së tij deri ne ditët tona.
Më pas u zhvillua dhe litania e ikonës rreth kishës që mban dhe emrin e shenjtorit.
Gëzuar të gjithë atyre që mbajnë emrin Nikolla, Perëndia t’i bekojë e t’i ruajë me ndërmjetimet e shenjtorit. Amin!
