Muaji Janar, ishte një muaj i mbushur plot festa. Këto ishin temat që u trajtuan me katekizmin për këtë muaj. U folëm fëmijëve për shën Vasilin, historinë e kekut, që bëjmë me lek. Ditën e Ujit të Bekuar, pagëzimin e Zotit, Krisht dhe tre Hierarkët. Në Mitropolinë tonë u zhvilluan mësimet për rreth 250 fëmijë, në të gjitha zonat ku ne shkojmë për takimet tona. Janë zhvilluar lojra të ndryshme dhe fëmijët kanë marrë një koktejl të vogël. Krahas këtyre grupeve, kemi dhe grupet e grave që mblidhen njëherë në muaj dhe grupe grash që janë të përjavshme. Dhe me këto grupe janë diskutuar festat e shumta që kishim në Janar. Shën Vasili, Uji i Bekuar dhe tre hierakët. Lavdi Perëndisë për të gjitha!
