03 Φεβρουαρίου, 2021

Mitropolia e Shenjtë e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit: Paraqitja e Zotit tonë Jisu Krisht në Tempull (Ipapandia)

Διαδώστε:

E martë, 2 shkurt 2021

U kremtua në kishën e Shën Nikollës të qytetit të Elbasani, festa e Ipapandisë, ose ndryshe e paraqitjes në Tempull të Zotit Krisht kur mbushi 40 ditë nga lindja e tij, i sjellë nga Nëna e Tij Hyjlindësja Mari bashkë me Shën Josifin, kujdestarin e tyre.

Kjo ditë ishte e veçantë pasi u krye njëkohësisht dhe dorëzimi në gradën e dhjakonit të Andrea (Endri) Ranxha nga Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, Imzot Andoni. Në fjalën e tij mitropoliti u ndal në simbolikën e kësaj dite si ofrim ndaj Perëndisë dhe përkushtimit të kandidatit të ri në rrugën e priftërisë.

Ai theksoi lidhjen që familja e tij ka me Kishën, ku babai Atë Jani ndër klerikët e parë pas viteve ‘90 ka shërbyer dhe vazhdon të japë kontributin e tij në zonën malore dhe historike të Shpatit, si dhe pjesëmarrjen e vet Andreas që fëmijë në kishë pranë të atit e më pas duke ndjekur studimet teologjike në Akademinë teologjike në Shën Vlash të Durrësit, si dhe angazhimin e tij për më shumë se 5 vjet në katekizëm, duke shkuar e mësuar në shumë zona të afërta dhe të largëta të dioqezës së Elbasanit.

Kjo përvojë është një aset dhe garanci për vazhdimësinë e tij tashmë në misionin e ri të klerikut, ku duhet të mos ndërpresë përkushtimin ndaj mësimdhënies dhe kryerjes me zell të sherbesave të shenjta dhe besimtarëve të çdo moshe.

Në fund të gjithë miqtë dhe dashamirësit që kishin ardhur dhe të pranishmit e uruan “i denjë” dhjakonin e ri.

 

facebook.com/mitropolia.elbasan

Διαδώστε: