13 Αυγούστου, 2025

Mitropoliti Antoni i Volokolamskut u takua me Primatin e Kishës Ortodokse Shqiptare

Διαδώστε:

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, priti sot një delegacion të Kishës Orthodhokse të Rusisë, të kryesuar nga Hirësia e Tij Andoni, Mitropoliti i VoloKolamskut, Kryetar i Departamentit për Marrëdhënie të Jashtme të Kishës së Rusisë.

Në përbërje të delegacionit ishin gjithashtu, Protopresviteri Nikolaj Balashov dhe Protopresviteri Igor Jakimçuk.

Nga ana e Kishës së Shqipërisë ishin të pranishëm, Mitropoliti i Elbasanit Andoni, Mitropoliti i Amantias Nathanaili dhe Episkopi i Krujës Anastasi.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet ndërorthodhokse, si dhe mbi tema të ndryshme që lidhen me dëshminë e Orthodhoksisë në botën e sotme. U vu theks i veçantë mbi çështjen madhore të paqes në Ukrainë, duke u theksuar gjithashtu nevoja për lutje, dialog dhe përpjekje të vazhdueshme për arritjen e saj.


Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Διαδώστε: