29 Μαρτίου, 2020

Mitropoliti i Apollonisё & Fierit: ‘Le tё forcojmё lutjet tona pёr shёrimin e qindra mijёra tё sёmurёve dhe tё infektuarve nga virusi’

Διαδώστε:

Tё dashur besimtarё,

Uroj qё ju dhe të gjithё tё afërmit tuaj tё jeni mirё nё kёtё situatё tё vёshtirё qё po kalon vendi ynё dhe shumё popuj të tjerё nё mbarё botёn, pёr shkak tё pandemisё së Covid-19!

Kёto ditё tё karantinёs kemi parё se po privohemi nga shumë gjёra dhe zakone tё pёrditshme tё jetёs sonё edhe për më tepër, nga jeta adhuruese në Kishё dhe Kungimi i Shenjtë. Kuptoj shumё mirё vuajtjen dhe dhimbjen tuaj. Dhimbja juaj ёshtё dhe dhimbja ime, vuajtja juaj ёshtё dhe vuajtja ime!

Pavarsisht kёtyre privimeve tё shumta, kjo situatё ёshtё rast dhe mundёsi e mirё pёr tё menduar, vlerёsuar dhe reflektuar mbi shumё gjёra, tё cilat nuk na i ka mundёsuar rutina e pёrditёshme:
– Të shijjmë jetën familjare me prindrit, fёmijёt dhe bashkëshorten ose bashkëshortin.
– Tё shqyrtojmë marrёdhёnien tonё me Zotin e besimin si edhe miqesinё tonё me tё afёrmit e të gjithё njerёzit e tjerё.
– Tё vlerёsojmë dhuratёn e madhe tё jetёs dhe pjesёmarrjen nё jetёn mistike tё Kishёs.
– Tё bёjmё pёrgatitjen tonё, sado e dhimbshme të duket, nёse Zoti do tё na thёrrasë pranё Tij.

Ju falënderoj qё pёrpiqeni tё zbatoni masat e marra nga organet kopetente shtetёrore!
Ju falënderoj qё keni mirёkuptuar njoftimet zyrtare tё Sinodit tё Shёnjtё tё Kishёs sonё nё lidhje me kёtё situate pandemike, pavarsisht disa reagimeve “të zellshme”!
Lёvizjet dhe masat qё po meren nga shtetet e tjera, shumё mё tё fuqishme se vendi ynё, drejtёsojnё veprimet e marra nga Shteti Shqiptar.
Masat parandaluese qё ndёrmorёn Kishat e tjera simotra nё mbarё botёn, tregojnё mjaft qartё, maturinё e veprimeve tё Kishёs sonё.

Kёmbёngulja nё pjesёmarrjen e shёrbesave tё shenjta dhe në Falenderimin Hyjnor, nё kёtё situatё, do tё ishte njё qёndrim egoist, (sepse ёshtё njё pёrpjekje pёr tё pёrmbushur nevojat personale duke harruar tё afёrmin), ndёrsa privimi ynё nga Shёrbesat dhe madje edhe nga Kungimi Hyjnor, në këtë rast, ёshtё njё shenjё e sakrificёs dhe dashurisё pёr tё afёrmin dhe vёllain tonё.
Dhe pikёrisht kёtё na mёson edhe vetё Shpёtimtari ynё Jisu Krisht; tё sakrifikojmё gjithçka, akoma edhe jetёn tonё nёse do të nevojitet, pёr dobinë e tё afёrmit tonё. “Askush s’ka dashuri më të madhe se kjo, të vërë ndonjë jetën e tij për miqtë e tij” (Joani 15:13).

Theksojmё se, ky privim nuk ёshtё pёr shkak tё frikёs a mohimit tё besёs, por ёshtё njё tregues i dashurisё sakrifikuese pёr njerёzit tanё tё afёrt edhe tё largёt.
E vёrteta ёshtё se kjo situatё nuk na privon krejtёsisht nga shёrbesat, ato mund t’i kryejmё nё shtёpi me të gjithё pjesёtarёt e tjerё tё familjes, ose pёr ata qё nuk e kanё mundёsinё, le t’i ndjekin ato nё inernet, nё faqen zyrtare të Kishёs apo nё “Radio Ngjallja”.

Mjaftojnё, tё dashur besimtarё, vёshtirёsitё qё kemi me pёrhapjen e virusit. Le të mos i shtojmё mё tepёr plagё shoqёrisё dhe Kishёs sё Krishtit. Pёrkundrazi,
• le tё forcojmё lutjen tonё te “Zoti i madh i fuqive”, që tё zgjasё dorёn e Tij njeridashёse pёr ta ndaluar kёtё pandemi,
• le tё forcojmё lutjet tona qё shkenctarёt tё gjejnё kurёn dhe vaksinёn e duhur,
• le tё forcojmё lutjet pёr heronjtё e kёsaj situate, stafin mjekesor dhe për ata që janё të angazhuar nё shёrbime tё ndryshme,
• le tё forcojmё lutjet tona pёr shёrimin e qindra mijёra tё sёmurёve dhe tё infektuarve nga virusi,
• le tё lutemi qё Zoti tё prehё nё paqe ata qё kanё ndёrruar jetё dhe t’ju japë ngushёllim tё afёrmeve tё tyre dhe,
• le tё lutemi qё Zoti tё ndriçojё qeveritarёt dhe menaxhuesit, për vendimarrje të duhura.

Le tё kemi besim se me ndihmёn e Perёndisё do ta pёrballojmё dhe do ta kalojmё kёtё situatё. Kurajo tё dashur besimtarё, nuk do tё na braktisё Zoti!
Gjej rastin tё falënderoj të gjithё ata besimtarё që iu bashkuan korit tё klerikёve nё kryerjen e sherbesёs sё Paraklisit gjatё gjithё orёve tё ditёs.

Me dashurinё e Krishtit,
Mitropoliti i Apollonisё & Fierit,
† Nikolla

 

facebook.com/MitropoliaFier

Διαδώστε: