15 Αυγούστου, 2020

Mitropoliti i Korçës Joan kryesoi Liturgjinë Hyjnore mbajtur në kishën e manastirit të hirshëm “Fjetja e Hyjlindëses” këtë të shtunë 15 gusht 2020

Διαδώστε:

Mjaft besimtarë vendas dhe nga larg kishin ardhur që në mëngjes për të nderuar kujtimin e fjetjes së Hyjlindëses Mari, Nëna e Zotit Jisu Krisht. Në predikimin e tij Hirësi Joani duke folur për Hyjlindësen, foli ndër të tjera për temën e ngjalljes. “Në gjuhën e popullit e kremtja e sotme quhet ‘Pashka e verës’ sepse Maria i shpëtoi vdekjes dhe kjo është një fitore, jo vetëm e Hyjlindëses, por edhe e gjithë njerëzimit, sepse Hyjlindësja përfaqëson gjithë anën njerëzore. Natyrën njerëzore Zoti e mori pikërisht nga kjo grua dhe ajo është simbol i gjithë njerëzimit. Lavdërimi i trupit të saj do të jetë lavdërimi i të gjithë njerëzve, që do flenë në Zotin. Nëse ne do jetojmë me Zotin, vdekja nuk do të na trembë,…por do jetë një takim me Zotin. Kjo është arsyeja përse festojmë ne…” – tha ndër të tjera Mitropoliti Joan.

Për RADIO NGJALLJA A. Dimroçi Manastiri i “Fjetjes së Hyjlindëses” Boboshticë

Διαδώστε: