25 Φεβρουαρίου, 2021

Mitropoliti i Ruses bëri thirrje për përgjegjësi dhe vaksinim

Διαδώστε:

Zoti ia ka dhënë të drejtën çdo një të krishteri ortodoks për të zgjedhur lirisht nëse të vaksinohet apo jo, por ai duhet të jetë i vetëdijshëm se është përgjegjës për shëndetin e tij dhe për shëndetin e të tjerëve. Këtë e shkroi në profilin e vet në Facebook Mitropoliti i Ruses Naum, njoftoi BNT.

“Çdo sugjerim që zgjon frikë tek njerëzit dhe u imponon atyre një ndjenjë mëkatare në rast vaksinimi është plotësisht i paarsyeshëm dhe manipulues “, tha kleriku i lartë. Mitropoliti këshilloi të gjithë që duan të vaksinohen të konsultohen me mjekët e tyre familjarë dhe të mos u besojnë “burimeve të tjera anësore”.

 

bnr.bg

Διαδώστε: