18 Ιανουαρίου, 2023

MOBILITET NE KUADER TE PROGRAMIT ERASMUS +

Διαδώστε:

Në kuadër të programit Erasmus +, nga datat 07 – 12 janar 2023 Dekani i Fakulteti të Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor Prof. Asoc. Dr. Konstantinos Giakoumis vizitoi Universitetin Panteion të Shkencave Sociale dhe Politike, Athinë, (Greqi) për zhvillimin e mobilitetit (Teaching).
Gjatë këtij mobiliteti në kursin e Historisë Shqiptare i cili zhvillohej nga Prof. Lambros Baltsiotis, u integrua edhe një leksion nga Prof. Giakoumis për tekstet shkollore të historisë shqiptare në tranzicion. Gjithashtu, te lënda European Integration and the West Balkans për studentet Erasmus, Prof. Giakoumis realizoi një leksion tjetër mbi sfidat e integrimit në Shqipëri.
Gjatë këtij mobiliteti u diskutua gjithashtu edhe mbi mundësitë që programi Erasmus + ofron midis këtyre dy Institucioneve Arsimore dhe bashkëpunimet në të ardhmen.

Kolegji Universitar Logos

Διαδώστε: