Një ditë e pyeta shën Porfirin në qelinë e tij: “Jerond, tani kohët e fundit flitet shumë për numrin 666, për ardhjen e antikrishtit që po afron, madje disa mbështesin mendimin se tashmë ka ardhur, për vulën elektronike të dorës së djathtë ose të ballit, përleshjen e Krishtit me antikrishtin dhe për mposhtjen e këtij të fundit, për ARDHJEN E DYTE TE ZOTIT.
Ju, çfarë thoni për këto? “
Jerondi u përgjigj: “Çfarë të them? Unë nuk them që pashë të Tërëshenjtën, që do të bëhet luftë dhe gjëra të tjera. Di që do të vijë antikrishti, që do të bëhet ARDHJA E DYTE E ZOTIT, por kur nuk e di. Nesër? Pas 1000 vjetësh? Nuk e di. Por nuk shqetësohem për këtë. Sepse di që ora e vdekjes është për secilin nga ne ardhja e dytë e Zotit dhe kjo orë është shumë afër.
Nëse kemi brenda nesh Krishtin, të mos frikësohemi se çfarë do të ndodhë kohët e fundit, as nga antikrishti dhe as nga shenjat e tij. Sepse, ta dini nëse ne kemi Krishtin brenda nesh, antikrishti nuk mund të na ngacmojë në asnjë gjë, madje as në gjënë më të vogël, as 666-ta dhe antikrishti.
Njerëzit ishin të turbulluar dhe shkonin çdo ditë te shën Porfiri i cili jetonte afër Athinës dhe të tronditur e pyesnin: “Çfarë do të bëhet? Do të vijë atikrishti që të na vulosë me 666-tën?“
Shën Porfiri pyeti atë Athanasin: “Ja më thuaj biri im, çfarë thotë jerond Emiliani për 666-tën dhe antikrishtin?”
Pater Athanasi i thotë: “Jerond na tha në një mbledhje pardje që të mos shqetësohemi. Ne të interesohemi që të kemi një lidhje të gjallë me Krishtin, ndërsa antikrishtit të mos i hapim shumë rëndësi, sepse përndryshe ai do të bëhet qendra e jetës sonë dhe jo Krishti. Shën Porfiri menjëherë përplasi duart e tij në krevat dhe tha: “Çfarë thua biri im? Çfarë thua biri im? Lavdi Perëndisë që gjeta një At Shpirtëror që bie dakord me mua”.
More biri im disa etër në botë çfarë nuk kanë bërë! Kanë turbulluar shpirtra, kanë krijuar një sërë problemesh familjare dhe psikologjike. Njerëzit nuk mund të flenë dhe filluan të marrin ilaçe qetësuese dhe ilaçe që të mundet të flenë. Çfarë është kjo gjë?
Nuk i do Krishti këto gjëra, biri im.
Të të them diçka?
“ I them: “ Jerond çfarë? “
Më thotë: “Për ne të krishterët, për ne që përjetojmë Krishtin nuk ekziston antikrishti. Nuk më thua? Këtu ku jam ulur në krevat a mund të ulesh edhe ti?” I thashë: “ Jo, Jeronda”. Më thotë: “ Përse?” Iu përgjigja: “ Sepse, nëse do të ulem mbi ju do t’ju shtyp”. Më thotë: “ Po kur mund të ulesh?” I them: “ Kur ju të ikni mund të ulem unë”.
Më thotë: “Pikërisht, biri im, kështu ndodh edhe me shpirtin tonë. Kur kemi brenda nesh Krishtin tonë a mund të vijë antikrishti? A mund të hyjë ndonjë qenie tjetër kundërshtare brenda shpirtit tonë? Prandaj sot, o biri im, nuk kemi Krishtin brenda nesh dhe për këtë arsye shqetësohemi për antikrishtin. Kur vendosim Krishtin brenda nesh të gjitha bëhen parajsë.
Krishti është gjithçka biri im, kështu t’u thuash gjithmonë njerëzve: ndërsa antikrishtit të mos i frikësohemi aspak.
Shën Porfiri
