I shenjti kishte dhe fuqi mrekullibërëse.
Një arhond i Sarakinëve, i quajtur Aspeveto kishte një djalë të paralizuar, Terevona.
Kështu, me shumë shërbëtore u largua për në Arabi, për në shpellën e shën Efthimit. Në fillim takuan Theoktiston dhe i treguan ngjarjet.
– Shkova në të gjithë doktorët dhe magët. Nuk pashë asnjë shërim te fëmija im. Iu luta Perëndisë së vërtetë dhe i thashë të më shërojë dhe të bëhem edhe unë i krishterë.
– Atëhere thotë dhe i sëmuri, unë pashë në gjumë një plak me mjekër të gjatë, që më pyeti për sëmundjen time. I thashë të gjithë të vërtetën dhe më pyet përsëri:
– Nëse do të shërohesh, do të kryesh të gjitha ato që i premtove Krishtit?
– Po – i thashë
– Atëhere më tha se quhej Efthim dhe banon në Himaro, 10 milje larg nga Jerusalemi. Më tha akoma të shkoj tek ai dhe Zoti do më shërojë.
Pas këtyre, Theoktisto ndërpret qetësinë e shën Efthimit dhe i tregon gjithçka. I shenjti e kuptoi ekonominë e Perëndisë. Me të vërtetë u lut dhe shëroi të sëmurin Terevona. Barbarët e humbën përpara mrekullisë së madhe. Besuan te Krishti dhe kërkuan nga i shenjti që t`i pagëzojë. Me të vërtetë! I pagëzoi të gjithë. Aspeveto mori emrin Petro, kurse të tjerët emra të ndryshëm. Më pas i mbajti aty për 40 ditë dhe u bëri katekizëm.
Xhaxhai i Terevonit u mahnit aq shumë pas asaj figure të shenjtë, sa shiti gjithçka që kishte, u bë murg dhe mbeti pranë Efthimit.
Mrekullia e ngopjes përsëritet
Shkretëtira përballon tani probleme mbijetese. Ushqimet ishin të pakta dhe njerëzit të shumtë.
Përveç këtyre, një ditë u shtuan dhe 400 armenë, sepse duke u sorollatur rrugës qëlloi të dilnin në Llavrën e Efthimit.
I shenjti ftoi Dometanon, ikonomin e Llavrës dhe i porositi të mirëpresë udhëtarët.
Murgu i shpjegoi, se ka gjellë vetëm për një ditë dhe asgjë më shumë. Efthimi i bekuar ngulte këmbë, duke thënë:
– Shko djali im të shikosh sa i ndryshëm është mendimi i Perëndisë nga mendimi i njeriut.
Dometiano u bind dhe kur shkoi në magazinë pa se ajo ishte e mbushur me të mira. Aq plot ishin magazinat, sa nuk mund të hapeshin. Iu desh të thërriste vëllezërit, për të hapur magazinat e mbushura me bukë, verë dhe vaj.
Mrekullia e shtimit të bukëve e përsërit.
Murgu ra në këmbët e të shenjtit dhe kërkonte falje. Atëhere, Efthimi i tha, se ai, që u jep të huajve dhe pranon të varfrit, ndihmon më shumë veten e tij.
– Shko, pra tani, djali im Dhomitian dhe kështu të bëni dhe më vonë, që t`ju bekoj Perëndia. Të jeni të vetëmjaftueshëm në këtë botë, që të shijoni dhe në jetën e ardhshme.
