Një e ve me emrin Zoi kishte dy bij: Dhimitrin dhe Arsenin.
I dyti u sëmur dhe fytyra e tij i`u fry. E ëma po trishtohej gjithnjë e më shumë.
Dhimitri çoi vëllain e tij te Shën Dionisi i Olimpit i cili asketizonte në atë vend.
Shenjti e shëroi me lutje dhe përgjërime të Zoti.
Sidoqoftë, Arseni u magjeps nga jeta e vetmuar e oshënarit, saqë veshi rasot dhe u bë murg atje.
Dhimitri u kthye dhe i solli lajmin nënës së tij. Ajo ishte e pangushëllueshme, sepse fëmija i saj u bë murg.
Ajo madje i tha një magjistareje që t’i hidhte magji dhe ta nxirrte nga Manastiri.
Në të vërtetë! Kështu ndodhi. Magjistarja bëri magjinë e saj.
Mirëpo, Hiri i Zotit nuk i lë bijtë e Tij.
I ligu nuk mund të bënte asgjë.
Demoni që ata dërguan atje nuk mund të hynte në Manastirin ku asketizonte oshënar Dionisi.
Ai po ndiqej nga Hiri Hyjnor. Kështu demoni u kthye dhe e kapi nënën e Arsenit prej fyti, e rrahu atë dhe i tha:
– Pse më dërgove tek Dionisi, të cilit nuk mund t’i afrohem? Prandaj do të të ndëshkoj.
Duke thënë këtë, ai e goditi me shqelma dhe e rrahu fort dhe e braktisi ashtu në gjendje të mjeruar.
Dhimitri e ftoi Shën Dionisin në shtëpinë e tyre.
Ai iu lut Zotit me besim dhe nëna e djemve u shërua.
Nga mirënjohja, ajo gjithashtu u bë një murgeshë, së bashku me djalin e saj Dhimitër.
Lavdi Perëndisë që bën çudira me shenjtorët.
