Me bekimin e Mitropolitit të Korçës Hirësi Joanit, Rinia Orthodhokse e kësaj Mitropolie nën drejtimin e klerikëve të Korçës i’u bënë thirrje qytetarëve të solidarizohen me vëllezërit dhe motrat e prekura nga tërmeti i datës 26 Nëntor. Thirrjes së tyre i’u përgjigjën qytetarë të shumtë të cilën dhuruan veshmbathje, batanije dhe ushqime. Të gjitha ndihmat e siguruara u dërguan drejt qytetit të Durrësit, konkretisht në Manastirin e Hirshëm të “Shën Vlashit” aty ku prej disa ditësh strehon mbi 170 persona, burra, gra dhe fëmijë.
Nën kujdesin e veçantë të Hirësi Joanit kjo Mitropoli prej vitesh u gjendet pranë njerëzve në nevojë. Edhe mbas tërmeteve që prekën zonën tonë, fshatrat e Qafzezës dhe Vidohovës në Qershor të muajit 2019 të rinjtë e Kishës sonë sërish grumbulluan ndihma të ndryshme duke i’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga kjo fatkeqësi.
06 Δεκεμβρίου, 2019
Ndihmat në Manastirin e Hirshëm të “Shën Vlashit”
Διαδώστε:

Διαδώστε: