Në Manastirin e Hirshëm të Shën Kozmait, Kolkondas të Fierit besimtarë nga i gjithë vendi erdhën që në orët e para të mëngjesit për të nderuar kujtimin e Isapostullit të shenjtë, Kozma. Shërbesat u kryesuan nga Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, hirësi Nikolla dhe Mitropoliti i Amantias, hirësi Nathanaeli. Predikimi në liturgjinë hyjnore u mbajt nga arkimandrit Kozma Prifti. Në fund të liturgjisë imzot Nikolla lexoi uratën për bekimin e grurit per nder të shenjtorit. Më pas mitropolitët bashkë me klerikët bashkëmeshëtar të ndjekur nga psaltët dhe besimtarët kryen rreth e përqark kishës litani me kryqin, ikonën dhe lipsanin e Shën Kozmait.
Nga Manastiri i hirshëm i Shën Kozmait të Kolkondasit, për RADIO NGJALLJA Aleksandër Dimroçi
25 Αυγούστου, 2020
Në Manastirin e Hirshëm të Shën Kozmait, Kolkondas të Fierit
Διαδώστε:

Διαδώστε: