Të shtunën në mbrëmje u hap panairi për nder të Shën Nikodhimit me Shërbesën e Mbrëmësores së Madhe në Kishën e Kryeëngjëjve në lagjen Mangalem të Beratit. Sipas traditës së shkruar shenjtori, pasi ishte penduar për mëkatin e apostazisë dhe mohimit të Zotit Krisht, u vesh murg në Malin e Shenjtë dhe u rikthye në Berat, ku e pohoi palëkundur besimin tek Jisu Krishti dhe si pasojë ia prenë kryet.
Shenjtori, Martir i ri kremtohet nga Kisha Orthodhokse çdo 10 Korrik. Panairi i tij fillon në mbrëmjen e 9 Korrikut me Shërbesën e Mbrëmësores dhe mbaron në mbrëmjen e 10 Korrikut, ku marrin pjesë besimtarë dhe klerikë nga Berati dhe jo vetëm. Në orët në vazhdim RADIO NGJALLJA do t’ju përcjellë atmosferën kremtuese në KRONIKEN E DITES.
11 Ιουλίου, 2022
Në mbrëmje u hap panairi për nder të Shën Nikodhimit
Διαδώστε:
Διαδώστε: