13 Δεκεμβρίου, 2020

Në qytetin Dobriç po mbledhin para për një kishë të re

Διαδώστε:

Pazari bamirës i dhuratave për festat e Krishtlindjes mbledh para për ndërtimin e kishës “Shën Lluka i Krimesë” në qytetin Dobriç. Që të gjitha zbukurimet, të cilat do të fusin frymën festive në shtëpitë, janë të punuara në dorë, njoftojnë nga bordi i kishës.

Iniciativa për ndërtimin është e ndërmarrë nga një klerik nga qyteti Dobriç, i cili ka marrë si dhurim gjatë vizitës së tij në Ukrainë lipsane dhe relikte të shenjtorit shërues Lluka të Krimesë. Terreni prej 268 metrave katrore, mbi të cilat do të ndërtohet kisha “Shën Lluka i Krimesë” , është i dhënë falas nga bashkia.

Një dhurim janë dhe projekti arkitekturor dhe inxhinierik për kishën e re, e cila do të ngrihet në një lartësi prej 16 metrave dhe do të jetë më e larta në qytet. “Janë vënë themelet e ndërtimit, por që të mund të vazhdojë ndërtimi i kishës, duhet të mblidhen akoma mjete”, tha ati Petër Dimitrov, kryetar i bordit të administruesve.

 

 

bnr.bg

Διαδώστε: