22 Ιανουαρίου, 2021

Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka kumtuar se ligjet e miratuara për liritë e feve do të thotë siguri për pronën e Kishës ortodokse serbe në Mal të Zi

Διαδώστε:

Ai, ka theksuar se nuk sheh ndonjë ngjashmëri të kësaj Qeverie me Qeverinë e PDS-së.

“Ky ligj nuk duhet të trajtojë çështjet pronësore dhe ky ka qenë gabim i ligjit të mëparshëm”, ka theksuar Abazoviq, duke shtuar se presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq tani është i detyruar ta nënshkruaj sepse ky ligj miratohet për herë të dytë. Ai ka theksuar se edhe përkundër përshtypjes e cila krijohet , nuk është kryeministër i Malit të Zi. “Unë nuk jam kryeministër por kryeministër është Zdravko Krivokapiq”.

Siç ka theksuar çështja e punësimeve partiake është duke u potencuar gjithnjë e më tepër. “Nuk shoh ndonjë ngjashmëri të kësaj Qeveria me Qeverinë e PDS. Në Qeverinë tonë gjenden 12 individë e që nuk janë partiak, duke shtuar se nuk mund të çmontohet regjimi i Gjukanoviqit brenda një dite. Ai, ka shtuar se do të ketë punësime të kuadrove politike, por në pajtim me ligjet dhe ka shtuar se përkrah principin e ashpërsimit të kritereve në konkurse për disa pozita të caktuara.

 

rtcg.me

Διαδώστε: