Nëse duam të arrijmë shenjtërimin,
nëse duam të njohim diçka nga bota hyjnore,
nëse duam që hiri i Shpirtit të Shenjtë të prekë shpirtin dhe zemrën tonë, duhet të jetojmë një jetë sipas shembullit të Hyjlindëses.
Një jetë me PUNE, sepse nëpërmjet punës krijojmë dhe gjërat e nevojshme që duam.
Një jetë me LUTJE, sepse puna pa lutje shpeshherë shkakton nervozizëm, ashtu si lutja pa punë mund të shkaktojë depresione dhe gjëra të tjera.
Prandaj një jetë e plotë e çdo njeriu është pikërisht një jetë me punë të ndershme dhe një lutje të vazhdueshme.
Mitropoliti i Korçës, Joani
