17 Οκτωβρίου, 2020

Ngjallja e Krishtit. (Periudha postbizantine)

Διαδώστε:

Në qendër të ikonës është paraqitur brenda një rrethi skena e fluturimit të Krishtit. Ai është pikturuar pikërisht në momentin e shkëputjes nga toka mes rreve puplore, në lavdi e sipër. Ai shoqërohet nga grupi i miroforeve të cilat janë në pozicion lutjeje duke mbajtur në dorë enët me vajrat me të cilat do të lyenin trupin e Krishtit.

Skenën e fluturimit e ndjekin dhe engjëjt të cilët janë paraqitur në të dyja anët e Krishtit brenda rrethit ku merr pjesë ngjarja. Në këmbët e Krishtit paraqiten katër ushtarë romakë të cilët kryqëzuan Krishtin.

Jashtë këtij rrethi në medaljon, lart paraqiten Profeti Solomon dhe David, kurse poshtë Shën Nikolla dhe Shën Harallambi me librin e shenjtë në duar.
Gjithashtu në anët e skenës kryesore në dy medaljonët paraqiten Shën Konstantini dhe Shën Elena.

Ikona përmban firmën e A. N. Ballamaçi dhe vitin e pikturimit 1884.


— facebook.com/MuzeuiArtitMesjetar

Διαδώστε: