29 Ιουλίου, 2022

Νisën të më kampet e rinisë orthodhokse të Kishës

Διαδώστε:

Me bekimin e Kryepiskopit Anastas dhe me kujdesin e veçantë të Mitropolitit të Korçës Hirësi Joanit, nisën të Enjten më 28 Korrik kampet e rinisë orthodhokse të Kishës sonë. Ato zhvillohen në dy manastire që ndodhen në Mitropolinë e Korçës. Për djem kampi funksion në ambjentet e Manastirit të Shën Joan Prodhromit në Voskopojë dhe për vajzat në Manastirin e Boboshticës që i është dedikuar Fjetjes së Hyjljndëses. Tema e kampit janë fjalët e Zotit tonë Jisu Krisht në ungjill: “Ju jeni drita e botës”. Në këtë aktivitet marrin pjesë të rinj nga mitropolitë e kishës sonë. Programi i kampit është i veçantë dhe i larmishëm me shërbesa lutje, agripni, pelegrinazhe në kishat e Voskopojës, Vithkuqit dhe Boboshticës. Të rinjtë kanë mundësi të marrin misteret e shenjta si, Kungimin e Shenjtë dhe Rrëfimin e Shenjtë, i cili kryhet me prift rrëfyes. Të Shtunën Hirësia e Tij Mitropoliti Joan do të mbajë edhe një temë shpitërore me të rinjtë. Të Dielën të dyja kampet do të jenë pjesëmarrës në Liturgjinë Hyjnore në Katedralen e qytetit të Korçës.
Kampet me kohë të plotë të Kishës sonë rikthehen mbas 3 vjet pezullimi për shkak të masave parandaluese anti-covid. Këto kampe menaxhohen nga Zyra e Rinisë, pranë Kryepiskopatës së hirshme me drejtues At Grigor Pelushi më bashkëpunim me klerikët At Mihal Sanellari, At Vangjel Sotiri, At Petro Halili, Dhjakon Mihal Mihali dhe bashkëpunëtorë të tjerë teolog dhe katekistë.

Lavdi Perëndisë për të gjitha!

Radio “Ngjallja”

Διαδώστε: