05 Οκτωβρίου, 2023

Një Dhuratë e Çmuar, Rezonanca Magnetike.

Διαδώστε:

Përfundoi me sukses projekti i zbatimit dhe implementimit të Rezonancës Magnetike pas një periudhe 6 mujore. Kjo aparaturë moderne u mundësua me kërkesën e bërë nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi për nevojat e Qendrës Orthodhokse Diagnostike “ Ungjillëzimi” tek Fondacioni Stavros Niarchos (SNF) i cili kontribuoi për rregullimin e hapësirës blerjen dhe instalimin e saj.

Interesimi i publikut për të kryer egzaminimin në Qendrën tonë ka qenë i menjëhershëm që në ditët e para të funksionimit të Rezonancës.

Klinika Orthodhokse, kujdes shëndetësor për të gjithë.

Qendra Orthodhokse Diagnostike “Ungjillëzimi”

Διαδώστε: