09 Φεβρουαρίου, 2021

Një takim i përzemërt në Mitropolinë e Shenjtë të Korçës, me Mitropolit Imzot Joan Pelushi

Διαδώστε:

E falenderova për të gjithë kontributin dhe ndihmën e vyer, që Kisha Ortodokse Shqiptare ka dhënë ndër vite për njerëzit në nevojë në Qarkun e Korçës, veçanërisht gjatë pandemisë COVID-19 edhe nëpërmjet ofrimit të vaktit ushqimor për të varfërit në “Mencën e Dashurisë”.

Ndamë bindjen se shteti duhet të tregojë më shumë vëmendje, përkujdesje dhe përgjegjësi ndaj më të pamundurve.

Mirënjohje të gjithë udhëheqësve tanë të mençur fetarë, për kontributin e vyer në forcimin e harmonisë sonë të mrekullueshme ndërfetare dhe për ndihmesën që japin për edukimin e të rinjve me vlerat më të mira hyjnore, njerëzore, shoqërore dhe kombëtare.
Pengesë kryesore e moskthimit të pronave për komunitetet fetare është korrupsioni. Është një mëkat i dyfishtë, që kjo çështje që duhet të ishte zgjidhur prej kohësh, zvarritet për këtë arsye.

Radio “Ngjallja”

Διαδώστε: