Shën Porfiri na këshillon:
Njerëzit duhet të jenë punëtorë dhe krijues. Insistonte, sidomos, për të rinjtë, që të mos rrinë pa punë, indiferentë, të mos jenë të plogët e të pakujdesshëm.
Njerëzit të lëvizin, t’i përdorin të gjitha gjymtyrët e trupit të tyre, të mos jenë dembelë.
Nuk bëhet dikush i krishterë me dembelizmin; duhet punë, shumë punë.
Vetë shenjtori ishte punëtor dhe nga ana fizike, dhe nga ana shpirtërore, dhe në punë i nxiste njerëzit, sepse papunësia, dembelizmi, plogështia janë rrënja e shumë sëmundjeve trupore dhe shpirtërore.
Duhen shumë vjet të mbarosh një shkollë të lartë. Por sa më shumë vjet duhen për ta kuptuar dhe zbatuar dëshirën e Perëndisë, ndaj nevojitet punë, shumë punë fizike dhe shpirtërore.
