Në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 135, date 09.03.2020, “Për mbylljen e Institucioneve arsimore për parandalimin e përhapjes së COVID-19” dhe urdhrit përkatës të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Rektorati i Kolegjit Universitar “LOGOS” vendosi: Të ndërpritet veprimtaria akademike dhe administrative në Kolegjin Universitar “LOGOS” për periudhën 09 mars 2020 – 23 mars 2020.
