Të premten, më 25 korrik, në festën e Fjetjes së Shën Anës, mbushen gjashtë muaj nga fjetja në Zotin e atit tonë të dashur, Kryepiskopit Anastas.
Me këtë rast, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë do të kremtohet Liturgjia Hyjnore, e pasuar menjëherë nga Shërbesa e Përkujtimores .
Më pas, pranë varrit të tij do të zhvillohet Trisai, ndërsa në sallën poshtë kishës do të ofrohet një kafe për të pranishmit.
Ju mirëpresim të gjithëve në këtë shërbesë të shenjtë, për të nderuar kujtimin e tij të paharruar dhe për t’u lutur së bashku.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
