E kremte e madhe, dita e sotme për besimtarët orthodhoksë.
Kujtojmë Jetëndërrimin e Shën Joan Theologut (Apostull dhe Ungjillorit).
Në këtë ditë feston emrin dhe Mitropoliti i Korçës Hirësia e Tij +imzot Joani.
Në Meshën festive morën pjesë nxënës dhe mësues të shkollës sonë.
Në fund të Meshës Hyjnore, Hirësia e Tij lexoi një uratë për vitin e ri shkollor tek nxënësit të cilët ishin prezentë.
Një grup nxënësish dhe nxënësesh të shkollës sonë i dhuruan Hirësisë një buqetë me lule nga Shkolla jopublike “Omiros” dhe Zyrës së Koordinatorit të Arsimit dhe e uruan.
Në fund të gjithë sëbashku, për të kujtuar këtë ditë, nxorrën një fotografi.