Dikush pyeti oshënar Sionin: “Ç’të bëj ,Ava , më tundojnë pasionet dhe demonët”?!
“Mos më thuaj që tundohesh nga demonët, biri im; iu përgjigj jerondi, sepse shumica ngacmohemi nga dëshirat tona të liga”.
Një murg, që luftonte me të gjitha forcat për virtytin, njëherë pakësoi ushtrimin dhe ra në pasivitet, po shpejt erdhi në vete dhe pëshpëriste:
“O njeri i vuajtur deri kur do e përbuzësh shpëtimin tënd?! Nuk ke frikë nga vdekja dhe gjykimi”?!
Me këto mendime u bë më i gatshëm për veprën e Perëndisë. Një ditë ndërsa po lutej, u mblodhën rreth tij shpirtërat dinakë, që përpiqeshin ta shkëpusin nga lutja.
“Deri kur do të më torturoni?! Nuk u mjaftoi e gjithë koha që më latë në pasivitet?!”, u tha i indinjuar murgu.
” Kur ishe pasiv nuk na shqetësoje aspak, prandaj të lamë pas dore, tani që na kundërshton ne të luftojmë .” Iu përgjigjën demonët
Kur dëgjoi këto murgu vazhdoi më fort luftën e tij shpirtërore.
Shën Isak Siriani na këshillon të mos e braktisim luftën tonë shpirtërore, sikur edhe 1000 plagë të marrim gjatë ditës dhe 1000 rënie shpirtërore, sepse mundet që me luftën tonë të korrim fitore të madhe.
Le t’i lutemi Zotit, që të na fuqizojë në luftën tonë shpirtërore! Amin!
