05 Ιουνίου, 2019

Panairi Shen Joan Vladimirit 4 qershor 2019

Διαδώστε:

U kremtua edhe kete vit me gezim e madheshti festa e Shen Joan Vladimirit ne Manastirin e fshatit Shijon prane qutetit te Elbasanit ne kishen qe mban emrin e tij.
Shume besimtare kishin ardhur qe me dt 3 ne mbremje per te marre pjese ne agripnine (sherbesen e nates) si edhe sot paradite ne liturgjine hyjnore dhe procesionin e daljes se lipsanit (relikeve) te shenjtorit perreth kishes, i shoqeruar nga kleriket dhe besimtaret.
Me kete rast kishin ardhur besimtare nga vende te ndryshme te vendit dhe rajonit, sic eshte krijuar tashme kjo tradite, e cila sjell bashke njerezit nga kultura dhe vende te ndryshme.
Sherbesat u drejtuan nga Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, Imzot Andoni si dhe Mitropoliti i Amantias, Imzot Nathanaili si dhe nga prifterinje dhe dhjakone nga Elbasani dhe rrethe te tjera.
Gjithashtu per te uruar festen erdhen dhe perfaqesues te pushtetit vendor dhe qendror, perfaqesues te politikes dhe te komuniteteve te tjera fetare.
I lutemi Perendise qe me ndermjetimet e Shen Joan Vladimirit te na beje te denje per hirin dhe bekimet e tij. Amin!

Mitropolia e Shenjtë e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit / Facebook

Διαδώστε: