07 Φεβρουαρίου, 2020

Pas shumë kërkesave, Këshilli Kishtar i Beratit, me bekimin e Mitropolitit tonë Hirësi Ignatit, filloi nismën e mbledhjes së fondeve për kompletimin e Katedrales së Shën Dhimitrit me afresket murale

Διαδώστε:

Të nderuar vëllezër dhe motra!
Pas shumë kërkesave, Këshilli Kishtar i Beratit, me bekimin e Mitropolitit tonë Hirësi Ignatit, filloi nismën e mbledhjes së fondeve për kompletimin e Katedrales së Shën Dhimitrit me afresket murale.
Kush dëshiron të bëhet pjesë, mund të bashkohet në dy mënyra:
1. Duke kontribuar me një vlerë monetare sipas mundësive, të cilat do të mblidhen dhe do të përdoren për ikonat e mëdha murale.
2. Duke porositur nje ikonë murale të një shenjti ose të një historie biblike që e keni përzemër. (Vlera e këtyre ikonave murale është ende për tu përcaktuar).

Theksojmë se emrat e dhuruesve dhe në kujtim të cilit person janë bërë këto ikona do të shënohen si poshtë ikonave ashtu edhe në kodikun e posaçëm të hapur për këto nisma.
Të gjithë bashkë do të mundemi ta bëjmë shtëpinë tonë të përbashkët, kishën katedrale të Shën Dhimitrit, një nuse të bukur në mes të qytetit tonë historik.
Zoti ju bekoftë!

Kontakti: Protopresviter, Atë Joan Qako. Nën mbikëqyrjen e Këshillit Kishtar të Beratit.
Cel. 00355694748002
Email: joanqako@yahoo.com

Llogaria Bankare:

BANK : Tirana Bank

Berati Branch

SWIFT CODE: TIRBALTR

Beneficiary Name FONDI AFRESKEVE

ACC.NUMBER ALL: 1700-304704-104

IBAN NR AL08 2062 3012 0001 7003 0470 4104

Çdo kontribut do të jetë transparent në çdo aspekt dhe detaj.

 

Διαδώστε: