Besimtarët ortodoksë morën pjesë mesnatën e së shtunës në Meshën e Ringjalljes së Krishtit në Katedralen e Gjirokastrës.
At Joan Mërkuri foli për më shumë dashuri mes besimtarëve duke përshkruar hidhërimin shpirtëror për viktimat e luftës në Ukrainë dhe nevojën që kanë besimtarët kudo në botë për paqe.
Besimtarët dolën nga Katedralja me qirinjtë e ndezur për të çuar dritën në shtëpitë e tyre dhe për të vijuar me përgatitjet e festës me vezët e kuqe dhe bukën e Pashkës.
Ndryshe nga dy tre vitet e fundit atmosfera këtë vit u gjallërua nga kthimi nga Greqia i disa mijëra emigrantëve, sidomos në Qarqet e Korçës dhe Gjirokastrës.
