Me madhështi dhe përkushtim shpirtëror u kremtua festa e madhe e Fjetjes së Hyjlindëses Mari në ishullin e Imbros.
Në Kishën e Ungjillëzimit në fshatin Agridhia, Patriarku Ekumenik Vartholomeu bashkëmeshoj me Kryepeshkopin e Shqipërisë, Fortlumturinë e Tij z. Joan, të shoqëruar nga hierarkë të Patriarkanës Ekumenike.
Pas Liturgjisë Hyjnore u zhvillua procesioni i daljes së ikonës së Hyjlindëses në rrugët e fshatit, ndërsa në shesh u organizua një pritje tradicionale imvriote.
Në mbrëmje, Patriarku Ekumenik mori pjesë në Mbrëmësoren e së kremtes në fshatin Glyki, ku shërbesa u kryesua nga Kryepeshkopi i Shqipërisë z. Joan.
Kremtimet në Imbros u shoqëruan me pjesëmarrjen e besimtarëve, klerikëve dhe shumë miqve të ishullit, duke i dhënë festës një karakter të veçantë shpirtëror.
Radio “Ngjallja”
