Kisha Ortodokse Bullgare shënon sot tetë vjet nga zgjedhja dhe ulja në fron e Shenjtërisë së Tij Neofit si Patriark Bullgar dhe Metropolit i Sofjes. Kjo u njoftua nga Mitropolia e Sofjes.
Me rastin e festës në katedralen e Mitropolisë “Martirja e Shenjë e Diela” u kremtua një liturgji e shenjtë.
Më 24 shkurt 2013 Këshilli Zgjedhor Patriarkal zgjodhi me 90 vota si Patriark i Kishës Ortodokse Bullgare Mitropliti Neofit i Ruse, i lindur me emrin laik Simeon Nikollov Dimitrov.
Ai u zgjodh pasi Patriarku Bullgar Maksim, kreu i fundit i Kishës Ortodokse Lindore të epokës komuniste, vdiq në fund të 2012 në moshën 98 vjeç.
— bnr.bg
