07 Απριλίου, 2021

“Pendimi është biri i shpresës dhe mohues i dëshpërimit”!

Διαδώστε:

1. “Pendimi është i dobishëm në të gjitha kohët për të gjithë njerëzit, për mëkatarët dhe për të drejtët që po kërkojnë shpëtimin. Nuk ka kufij tek përsosja sepse edhe përsosja e më të përsosurit nuk është gjë tjetër veçse mospërsosje, prandaj, deri në momentin e vdekjes, as koha dhe as veprat e përsosjes nuk mund të jenë kurrë të plota” – Shën Isak Siriani.
2. “Lotët e pendimit gjatë lutjes janë një shenjë e sigurt se ajo është bashkuar me zemrën, dhe se lutja e pastër ka gjetur vendin e saj parësor” – Shën Siluanoi.
3. “Pendimi është biri i shpresës dhe mohues i dëshpërimit. Pendimi është ripërtëritja e pagëzimit, është një kontratë me Perëndinë për një jetë të dytë” – Shën Joani i Shkallës.
4. “Pendimi është lënia e mëkateve të bëra dhe mos përsëritja e tyre. Pastërti është zemra mëshiruese për gjithë krijesat. Përsosmëria është përulja e thellë, d.m.th. të mos kujdesesh për veten tënde as për të ndjeshmet e as për mendimet” – Shën Isak Siriani.
5. “Asgjë nuk përshtatet aq shumë me urtësinë sa pendimi dhe asgjë nuk është kaq e kundërt sa e qeshura” – Shën Joani i Shkallës.
6 .“Ilaçi, pra, pendimi dhe rrëfimi, është i gatshëm të zhdukë të gjitha mëkatet tona” – Shën Joan Gojarti.
7. “Pendimi është anija. Frika e Perëndisë janë marinarët. Dashuria është Porti Hyjnor” – Shën Isak Siriani.

 

— facebook.com/MitropoliaFier

Διαδώστε: