08 Νοεμβρίου, 2020

Për herë të parë kryhet shërbesa e mbrëmësores në të kremten e Kryeeëngjëjve Mikael dhe Gavriil në kishën e Kryeëngjëllit Mikael në Dukas- Patos

Διαδώστε:

Kjo kishë pas viteve 1967 u shndërrua në një shtëpi kulture nga sistemi komunist. Pas viteve 90 ka qënë një familje e cila e ka përdorur kishën si shtëpi, por duke qënë se sa vinte dhe degradohej ndërtesa, ata u larguan. Me bekimin e Mitropolitit të Apollonisë dhe Fierit, Imzot Nikolla, u bë e mundur pastrimi dhe sistemi paraprak i kishës duke bërë të mundur kryerjen e shërbesës së mbrëmësores. Shërbesa u zhvillua nga Atë Dhimitër Loshi.
Ndërmjetimet e Kryeëngjëjve Mikael dhe Gavriil të kemi gjithmon.
Urojmë të gjithë ata që festojnë ditën e emrit.
Lavdi Perëndisë për të gjitha!

Διαδώστε: