29 Ιανουαρίου, 2021

“Perëndia na përgatit për detyrën tonë”!

Διαδώστε:

Perëndia gjithmonë e di se ku ta gjejë njeriun, që i duhet Atij. Ai i përgatit njerëzit, pa u vënë re nga ata vetë, për atë punë, e cila u është paracaktuar për të ardhmen.

Gjatë tetëdhjetë vjetëve Ai përgatiti Moisiun për të qenë udhëheqës i popullit të Izraelit. Edhe Aroni u përgatit për detyrën e vet. Ai nuk e dinte se çfarë e priste, por Zoti e dinte. Ai nuk dyshonte se çfarë përdorimi do të gjendet për aftësitë e tij, por, kur erdhi koha, ai ishte i gatshëm të kryente detyrën e vet.

Duke filluar jetën, rinia nuk e di, se ç’gjë i është ngarkuar; por çdo i ri është i pajisur me disa aftësi dhe ai duhet t’i zhvillojë ato me të gjitha forcat, për të qenë i gatshëm të kryejë detyrën e vet, kur do t’i duhet Perëndisë.

Një vajzë e re lutej çdo ditë që Perëndia ta përgatiste për atë gjë, e cila e pret në jetë. Shumë shpesh, aftësitë tona humbasin pa dobi për të tjerët dhe për ne vetë, sepse ne, nga pakujdesia, nuk i zhvilluam ato.

Përkundrazi, ne duhet të ushtrohemi vazhdimisht në atë fushë, në të cilën kemi talent dhe në kohën e duhur, Perëndia do të na tregojë qartë përdorimin e forcave tona.

 

facebook.com/MitropoliaFier

Διαδώστε: